Bundesliga! Më pas, Premier dhe La Liga…

Bundesliga është konfirmuar, si kampionati më i ndjekur në botë. Pas rikonstruksionit dhe modernizimit të stadiumeve për botërorit e 2006-tës, Gjermania mund të krenohet për një prani konstante të tifozëve në tribuna. Mesatarisht mbi 43 mijë tifozë për ndeshje dhe gjithsej 13.3 milionë spektatorë në stadiume gjatë sezonit të fundit, e vendosin Bundesligën gjermane në hapin e parë të podiumit.

Në këtë lloj klasifikimi, Premier Liga angleze renditet e dyta me 38,000 për ndeshje dhe gjithsej 14.5 milionë tifozë në sezonin e fundit. “Podi” plotësohet me La Liga spanjole, të cilët e ndoqën 10.3 milione shikues gjatë sezonit 2018/2019, me një mesatare prej 27,112 tifozësh për ndeshje.

Serie A italiane renditet e katërta, me një mesatare prej 24,919 tifozësh për ndeshje dhe një total prej 9.5 milionë shikuesish në sezon. Habi bën kampionati meksikan. Ai renditet i pesti, me një mesatare prej 22.788 spektatorësh për ndeshje, duke lënë pas edhe Ligue 1 franceze.

Edhe diçka. Kampionatet e të rinjve të Anglisë dhe Gjermanisë, mesatarisht ndiqen nga 20,000 dhe 19,000 spektatorë për ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!