Berisha “valon” drejt Austrisë…

Valon Berisha që shkëlqeu për disa vite te Red Bull Salsburg, duket se pas aventures së fundit te Lacio, do të rikthehet sërish në Austri.

26 vjeçari mbrriti edicionin e fundit të kryqytetasit fitues të Kupës së Italisë mirpo dëmtimet e shumta por dhe zgjedhjet e Inzagit, nuk e lanë futbollistin e kombëtarës së Kosovës të shprehej tërësisht.

Vetëm 14 takime asistoi Berisha me fanelën bardhekaltër, çka e parë në tërësinë e zhvillimeve te klubi i drejtorit Igli Tare, janë shumë pak për një lojtar klasi si Valon Berisha.

Në këtë mënyrë, duket se është vetë Lacio ajo që po punon për të rikthyer andej nga erdhi Berishën. Pra, te kampionët e austrisë, Salsburg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!