Më së fundi! Dy “krutanë” u bënë shkodranë

Në Shkodër, kujtohen se ka Vllazni. Më së fundi, klubi kuqeblu shkodran zgjohet. Mesfushori Herald Marku dhe mbrojtësi i qendrës Dajan Shehi, që sezonin e shkuar kanë luajtur me skuadrën krutane të Kastriotit, sot kanë nënshkruar kontratën me shefin e klubit Suad Lici dhe janë bërë pjesë e skuadrës së Vllaznisë.

“KF Vllaznia ashtu siç kishte premtuar, ka nisur punen për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.  Për këtë arsye, pasditen e sotme janë konkretizuar edhe dy kontratat e para me futbollistët që janë përzgjedhur nga drejtuesit.

Futbollistët që  kanë firmosur janë Herald Marku që luan në pozicionin e mesfushorit dhe Dajan Shehi qendërmbrojtës. Këta dy futbollistë sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e Kastriotit të Krujës, ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre.

Kontratat e firmosura me këto dy futbolliste janë njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.  KF Vllaznia i uron mirëseardhjen Heraldit dhe Dajani, duke shpresuar që së bashku të bëjmë paraqitjen e duhur në sezonin e ri”, njofton klubi shkodran i Vllaznisë për dy lëvizjet e para të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!