Partizani pa frena, vjen goleadori Braun

Partizani aktiv duke surprizuar jo pak ambientin sportiv me zhvillimet brenda një dite. Pas zyrtarizimit të Josef Ekuban, rinovimit të Egzon Belicës, ndërprerjes së bashkëpunimit me Ardit Hilen, vjen goditja në hyrje e të kuqve.

Këtë radhë bëhet fjalë për një futbollist xhamajkan, i cili mësohet se ka qënë pjesë e skuadrës së nivelit të dytë në Amerikë, Reno Fc. Pasdite, Partizani përmes një postimi në profilin e tij në rrjete, ka zyrtarizuar një tjetër sulmues të huaj.

Bëhet fjalë për Brian Braun nga Xhamajka. Braun ka luajtur disa takime me Reno FC duke bërë paraqitje dinjitoze dhe listohet në formacionin e kombëtares së vëndit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!