La Liga, zgjedh 18 gushtin…

Starton La Liga. Edicioni i ri në Spanjë, do të nisë me 18 gusht dhe do të mbyllet me 24 maj 2020. Kampionët e Barcelonës startojnë në transfertën baske ndaj Atletiko Bilbaos, e njohur si ndër skuadrat  më të vështira për skuadrat e mëdha.

 Për Real Madrid, ‘La Liga’ nis nga Vigo, aty ku e pret Selta e halleve të shumta fundsezonin e kaluar, ndërsa shpëtoi nga rënia në “Secunda” vetëm javën e fundit.

Për galaktikët, një edicion i gjithi për t’u ndjekur. Afrimet e shumta me kulmim emrin e Eden Hazard, paralajmërojnë një edicion plot me objektivë.

Barcelona kampione në fuqi, do të përballet në “El Clasico” me Realin javën e 10-të me 27 tetor në “Kamp Nou”. E kthimit në “Santiago Bernabeu”, kalendari e rendit në ditën e parë të marsit 2020.

Ndërkaq, në Spanjë ka një numër të madh derbesh që me gjasë do përcaktojnë shumë ecurinë dhe objektivët sezonalë të skuadrave në garë. Natyrisht ato më kryesorët janë Real Madrid- Atletiko Madrid, Barcelona- Espanjol, Sevilja -Betis etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!