Elbasanasi Ardit Hila, tani një “ish”…

Mesfushori Ardit Hila nuk do të jetë më pjesë e Partizanit për sezonin e ri. “Divorcin” me kampionët e Shqipërisë, e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në internet.

 “Klubi i Futbollit Partizani, 16-të herë kampion i Shqipërisë, falënderon mesfushorin Ardit Hila për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe gjatë sezonit të tij të parë si pjesë e ekipit që u shpall kampion i vendit.

Titullar në pjesën më të madhe të sezonit, Hila pati meritë në rikthimin e titullit pas 26 vitesh. Klubi informon se mesfushori 25-vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ri.

Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Ardit Hila dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive,” shkruan klubi i Partizanit teksa bën me dije për ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin elbasanas.

26-vjeçari Ardin Hila ka qenë i rezervuar pas kësaj ngjarjeje. Ai ka falenderuar trajnerin Gega për fitimin e titullit, presidentin Demi për mundësinë që i dha për të luajtur në radhët e Partizanit, si dhe ka falenderuar “Guerrilsat”.

Hila është shprehur se nuk ka arritur të gjejë gjuhën me drejtuesit e klubit, për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Mesfushori elbasanas, sezonin e shkuar ka zhvilluar 26 ndeshje me fanelën e Partizanit, duke shënuar edhe një gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!