Bufon, nr. 77 dhe episodet e para si juventin

Bufon është kthyer në shtëpinë e tij. Pas vizitave mjekësore në “J Medical” dhe nënshkrimit të kontratës së re në mesditë rreth orës 16, ai mbajti dhe një fjalim të shkurtër dedikuar tifozëve bardhezinj.

“Dua të ju përshëndes edhe një herë. Jam shumë i lumtur që u riktheva në shtëpi dhe që do të kem mundësinë të ju përqafoj dhe të përqafohem nga ju. Kjo është një nga ditët më të bukura dhe të lumtura të jetës sime. Sot, konfirmova se jeta është e pabesueshme dhe gjithmonë ia vlen të ëndërrosh”, tha 41-vjeçari pas nënshkrimit të kontratës njëvjeçare .

Ndërkohë, portieri i “bardhezinjve” të Torinos ne Juventus Story ka rrëfyer episodet e para si juventin…“Shezni donte të më jepte numrin 1, ndërsa Kielini shiritin e kapitenit, por unë nuk jam për të zgjedhur dhe nuk kërkoj asgjë. Unë po mendoj për numrin 77 në fanelë.

Nuk jam këtu për të parë se sa minuta kam në fushë, – shtoi Bufon – ka hierarki këtu. Portieri titullar është me meritë Shezni, unë duhet të jem gati.Champion? Nuk mund të filloni të mendoni fitoren e Champion League, pasi finalja është në fund të majit dhe në mes ka 10 muaj që janë më të rëndësishëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!