Nesër, supersfida: Brazili ndaj Argjentinës!

Nesër, me gjysmëfinalen e parë, rinis “Copa America”, në edicionin e 46-të të saj, Brazil 2019. Në orën 02:30 (sipas orës europiane), në “Estadio Mineirao” të Belo Horizontes, do të zhvillohet supersfida: Brazil-Argjentinë.

“Seleçaos” i mungon ky trofe që nga viti 2007, ndërkohë që ky event organizohet në vendin e sambas, plot pas 30 vitesh. Kjo shihet si një ugur nga vendasit, pasi më 1989, Brazili-organizator do të shpallej edhe fitues i “Copa America”.

“Albiçelestët” kanë mbërritur katër herë në pesë finalet e fundit te “Copa America”, por pa mundur të shpallen fitues. Triumfi i afert e tyre daton para 26 vitesh, në vitin e largët 1993, kur Mesi me shokë, ose ishin fëmijë, ose ende nuk kishin lindur.

Sytë e të gjithë janë mbërthyer tek ylli i Barcelonës, kapiteni i “albiçelestëve”, Lionel Mesi. Jo për çfarë ai ka arritur në karrierën e tij brilante, por atë që nuk ka mundur të arrijë. Të fitojë një trofe të madhe me Argjentinën.

Deri tani nuk ia ka arritur, edhe pse ka mbërritur deri në finale. Leo është 32 vjeç dhe është shprehur se do të largohet nga “albiçelestët” sapo të fitojë në trofe të munguar.

Luan për herë të parë në “Copa America”. Ka shënuar vetëm një gol me penallti, në barazimin 1-1 ndaj Paraguajit, por me nje performacë që edhe vetën Mesin nuk e ka kënaqur.

Brazilianët e kanë “frikë”. Kapiteni i “seleçaos”, mbrojtësi Tiago Silva shprehet: “Ai është lojtari më i mirë në botë”. Ndërsa Tite, trajneri i Brazilit shprehet: “Mesi? Ai di të bëjë diferencën dhe nuk mund ta ndalësh, por vetëm ta ngadalësosh”. 

Spektakli duket i garantuar, në fushë do të jenë yje të futbollit botëror në të dyja skuadrat.

Gjysmëfinale e dytë do të zhvillohet në Porto Alegre, të enjten në të gdhirë, po në orën 02:30 (sipas orës europiane), midis kampionëve të fuqi të Kilit dhe Perusë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!