Bayern, 75 mijë tifozë në çdo ndeshje!…

Në çdo ndeshje në “Allianz Arena”, skuadra e Bayernit në sezonin e ri do të mbështetet nga 75 mijë tifozë bavarezë.Nuk ka më bileta

Një muaj e gjysmë para fillimit të Bundesligës (16 gusht ndeshja e parë kundër Hertha Berlin), në fakt, klubi bavarez ka njoftuar se nuk ka më bileta në shitje për ndeshjet, qoftë në shtëpi, por edhe ato jashtë Mynihut.

Djemtë e Kovaçit, në çdo ndeshje që do të luajnë në “Allianz Arena”, duhet të llogarisin edhe mbështetjen e të gjithë stadiumit, që ka një kapacitet prej 75 mijë vendesh.

Hera e fundit, kur ka pasur vende bosh në “Allianz”, ishte 30 janari vitit 2007, më shumë se 12 vjet më parë. Që atëherë, tifozët e Bavarisë kanë treguar një dashuri të vërtetë për Bayernin e tyre, të cilin kurrë nuk e kanë lënë vetëm, duke e kthyer këtë, në 7 trofe të Bundesligës të fituara rresht.

Pavarësisht shitjes së vazhdueshme të biletave, Bayern Mynih është i dyti në renditjen gjermane për numrin e tifozëve në stadium. Në vend të parë është Borusia Dortmund, e cila për çdo ndeshje tërheq një audiencë prej 80.841 personash, pothuajse të gjithë kapacitetin e “Parkut Signal Iduna” (81.365 vende)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!