Madagaskari bën “namin”, Guinea shpreson

Kupa e Afrikës, Gr. B: Burundi-Guinea 0-2, Madagaskar-Nigeri 2-0
Mohamed Jatara në të 25-tën dhe të 52-tën gjeti dy herë avantazhin për skuadrën e Guinesë në sfidën që pati me Burundin.
Këta të fundit u deturuan të luajnë për 78 minuta me një futbollist më pak, duke e bërë të vështirë takimin e tyre në të fundit, ndërsa Nduarugira, doli me karton të kuq.
Por ajo që zbeh disi fitorën e Guinesë, ka të bëjë me fitoren surprizë të Madagaskarit ndaj Nigerisë pretendente. Nigeria e kishte arritur kualifikimin, por gjithsesi, kjo përballje e humbur me Madagaskarin me gola të Nomenjanahari (13’), Andriamatsinoro (53’), i kushton vendin e parë në grup.
Nga ana tjetër edhe Guinea me 4 pikë, mund të kalojë si e treta më e mirë. Llogaritë në fund

