Elvis Plori, “timonieri” i Besëlidhjes së re…

Shkodrani Elvis Plori do të jetë trajneri i ri i skuadrës lezhjane të Besëlidhjes. Pas bisedimeve të mëhershme, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit, që javën e ardhshme pritet të zyrtarizohet edhe nënshkrimin e kontratës.

Këtë lajm e konfirmon edhe vetë shkodrani Elvis Plori, i cili pasi e ka nisur karrierën e trajningut te Vllaznia, ka provuar të drejtojë edhe skuadrat e Burrelit, Tërbunit dhe Kastriotit, duke bërë një prezantim të suksesshëm sportiv.

Me këtë lëvizje, drejtuesit lezhjanë duket kanë ambicie të mëdha. Për ta, Besëlidhja e sezonit të ri, që do të synojë ngjitjen në Superiore, nis nga trajneri Plori. Gjithnjë sipas zërave, shkodrani do të jetë edhe ai që do të udhëheqë merkatën e skuadrës lezhjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!