Bie Gjermania, Suedia në gjysmëfinale…

Kupa e Botës Femra: Gjermani-Suedi 1-2

Në ‘Roazhon Park’ të Renes, Gjermania dhe Suedia për femra, u takuan për gjysmëfinalistën tjetër të ditës në Kupën e Botës që po luhet në Francë. Pas Holandës, teksa më herët kaloi Italinë 2-0, triumfon edhe Suedia.

Starti i ndeshjes foli më së shumëti për Gjermanët të cilet pas disa aksioneve të rrezikshme, arritën të kalonin përpara me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Magull në të 16-ën. Disa dalje nga krahët të suedezeve kanë sjellë përshtjellim te mbrojtja gjermane teksa Jakobson pas asistit të Sembrant, ka barazuar.

Pjesa e dytë ka nisur sulme të dyanshme ndërkohë që golin e shënon në të
48 Blakstenius për Suedinë.

Më pas Gjermania shtyn me të gjitha mënyrat. Në fund, ka rastin ideal për të barazuar, por me portën bosh me mbrojtësen Hegerin. Suedia kalon në gjysmëfinale pas 8 viteve mungese ndersa do përballet me Holandën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!