Ndreca zgjedh të luajë te Bylis…

Bylis i Ballshit, i ngjitur si kampion në Superiore, ka zyrtarizuar dy futbollistë të rinj. Në mallakastër, do të kontribuojnë me grupin e Dovedan edhe sulmuesi Eridon Qardaku, teksa ka firmosur për 4 vite si dhe laçiani Edison Ndreca.

Nëse Qardaku konsiderohet një talent i së ardhmes, Ndreca tashmë një lojtar me eksperiencë, pritet të ndihmojë Bylisin në synimet sezonale.

Edison Ndreca, i dalë nga ekipet zinxhirë të bardhezinjëve, pas angazhimit me kurbinasit, provoi në Lezhë me Besëlidhjen, ndërsa më pas, u aktivizua te Teuta, Kastrioti dhe nga sot te Bylis. Aty ku me gjasë, do të gjëjë bashkëqytetarin Alfred Zefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!