Femrat e Italisë, mundin Kinën

● Kupa e Botës, Femra: Itali-Kinë 2-0 (Xhakinti 15′,Gali 49′)
Në Botërorin e femrave në Francë, ‘axuret’, presin biletën për në 1/4 e turneut.
Italia mund Kinën 2-0, dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Botës që po luhet në Francë. Në Montpelje, formacioni “axur”, i mbështetur nga shumë italianë në shkallë, arrin të shënojë në të 15’ me Xhakintin.
Milena Bartolini, trajnerja e Italisë, u duk se mori frymë thellë në start të së dytës, ndërsa një tjetër gol i italianëve, këtë herë me Galin, ka hipotekuar suksesin e fqinjëve tanë.
Edhe pse Kina ka dominuar në lojë, futbollistet e saj, asnjëherë nuk arritën të kalonin portierën Xhuliani që në disa raste tregoi klas.
Italia në çerekfinale, do të ndeshet me njërën nga fitueset e çiftit, Holandë Japoni në program sonte në mbrëmje.