Ber Sheva, mbërrin në Poloni…

Kundërshtari i Laçit në Europa League, Hapoel Ber Sheva, përpos përforcimeve në kontigjent, po bën gati transfertën kurbinase në program me 11 korrik. Programi i tyre si një klub profesionist, nis me axhendën e re të programuar nga klubi.

Mësohet se skuadra nga “shkretëtira”, është nisur sot për një minifazë përgatitore drejt Polonisë (foto).

‘Sporti iM’, ka arritur të kontaktojë me agjëntë të skuadrës së Ber Sheva dhe sipas asaj që raportohet nga Izraeli, rivali i bardhezinjëve, ka në plan edhe disa miqësore.

Ndërkaq, kundërshtari i Laçit duket se ka mësuar, madje dhe vlerësuar dy fitoret e fundit të bardhezinjëve ndaj skuadrave të Teutës dhe Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!