Ndreu përzgjedh stafin e Kastriotit të ri

Drejtuesit krutanë të Kastriotit po nxitojnë për t’u rikthyer sa më shpejt në Superiore. Ndërsa dje ata kanë prezantuar Ramazan Ndreun, si trajnerin e ri të skuadrës së tyre, sot krutanët kanë bërë të ditur edhe ndihmësit e tij.

Ata do të jenë dy emra të njohur të Kastriotit, por dhe për Ndreun. Bëhet fjalë për Gëzim Ramën dhe Shkëlzen Rustamin, të cilët, përkrah ish-trajnerit të tyre, do të vazhdojnë të përgatisin skuadrën e re, me synim rikthimin e Kastriotit në Superiore sa më shpejt, raporton Kruja Sport.

Stafi teknik i skuadrës së Kastriotit, në ditët në vijim pritet të plotësohet edhe me përgatitësin e portierëve. Ndërkohë, nga Kruja vijnë lajme, se drejtuesit e klubit kanë nisur punën dhe kontaktet me futbollistë të ndryshëm, për të kompletuar Kastriotin e sezonit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!