Surprizë, Brazili ndalet nga Venezuela…

Në orët e para të ditës së sotme përfunduan dy ndeshje të vlefshme për grupin A në “Copa America”. Nëse Peruja arriti një fitore të thjeshtë ndaj Bolivisë, surpriza ndodhi në takimin tjetër. Brazili u ndal në barazim përballë Venezuelës.

Bolivi-Peru 1-3 (Martins 28’(p) / Guerrero 45’, 55’, Flores 90+5’)

Në “Marakana” legjendare, peruanët triumfuan ndaj Bolivisë, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe në kuotën e 4 pikëve, e kanë siguruar kalimin e ndeshjeve në grupe.

Ndonëse në disavantazh, pas golit të Martins nga pika e penalltisë në të 28-tën, peruanët me dopiedën e Guerreros në të 45-tën dhe 55-tën kaluan në epërsi. Ata nuk e vunë në dyshim epërsinë e tyre, madje “in extremis” Flores në të 95-tën fiksoi shifrat e fitores 3-1 të Perusë, që tani ka nisur të mendojë për ndeshjet çerekfinale.

Brazil-Venezuela 0-0

Surpriza e “Copa America” ndodhi në Salvador. Brazili vendës nuk mundi të shpërthente mbrojtjen fantastike të Venezuelës. Madje, futbollistëve të “seleçaos” nuk u mjaftuan edhe 100 minuta loja për t’i gjunjëzuar venezuelianët.

Por të besuesit e teknikut Tito kishin edhe VAR kundër. Në të 47-të brazilianët pretendojnë për penallti. Gjyqtari kilian Hulio Bakunan, pas VAR thotë “jo”. Në të 60-tën Gabriel Xhesus shënon, VAR e anulon golin. Në të 87-tën i vjen radha Kutinjos të shënojë.

Buzëqeshja u kthehet brazilianëve, por vetëm për një cast. VAR e konsideron të parregullt golin. Për shkak të ndërprerjeve të shumta, gjyqtari e shtyn lojën, për të vërshëllyer përfundimisht pas 100 minutave, që gjithsesi nuk ndryshuan asgjë.

Takimi Brazil-Venezuelë përfundoi 0-0, duke shënuar të papriturën e pare të madhe të “Copa America”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!