PSG, sulm për Milinkoviç-Saviç

Leonardo e ka nisur me vrull punën te PSG në Francë. Madje së fundi zbulohet se ish drejtori i Milan, tashmë me të njëjtin rol te parizienët, po mendon seriozisht për të trasferuar te kampionët e Francës  Sergej Milinkovic-Saviç.

E donte një vit më parë në Milano, tani ai mendon për ta patur serbin te Paris Saint-Germain. Edicioni i sotëm i “Leggo”, thotë se ditët e ardhëshme, do ketë një takim mes Leonardos dhe Mateja Kezman, agjentit të mesfushorit serb.

Nëse arrihet marrëveshja me lojtarin, i cili është edhe në lupen e Juventus, PSG, do të duhet të merret me presidentin e Lacios, Claudio Lotito, i cili ka vendosur çmimin e panegociuar prej 100 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!