Edhe Olti Rapa largohet nga Luftëtari…

Tepelenasi Oltion Rapa ditën e sotme i ka dhënë lamtumirën skuadrës gjirokastrite të Luftëtarit. Pas 4 sezonesh me fanelën “bluzi” lojtari polivalent 29-vjeçar, ka shpallur “divorcin” me skuadrën e qytetit të gurtë.

“Si çdo fillim ka dhe një fund, ndaj dhe sot ka ardhur momenti, pas 4 vitesh të mrekullueshme dhe të paharrueshme si lojtar i Luftëtarit. Ka qenë një privilegj dhe nder që kam veshur dhe luftuar për atë fanellë. Ndaj, para se të them mirupafshim, doja të falënderoja së pari presidencën, gjithë stafet teknike që kam punuar, pa përjashtim gjithë çunat e gjithë këtyre viteve që kemi punuar së bashku si një familje e madhe, gjithë tifozërinë e mrekullueshme të Luftëtarit, që na kanë mbështetur në çdo moment, duke lënë shumë miq të veçantë dhe shumë kujtime të bukura në jetën time . FALEMINDERIT GJIROKASTRA. Me Respekt, OLTI RAPA, MIRUPAFSHIM!”, shkruan Rapa në llogarinë e tij në “Facebook”.

Oltion Rapës, në fakt i kishte përfunduar kontrata me Luftëtarin, ndërkohë që drejtuesit e skuadrës gjirokastrite, nuk kanë bërë asnjë lëvizje. Në këto kushte ka “lëvizur” vetë Rapa, që ka zyrtarizuar largimin nga Gjirokastra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!