Hysaj, Napoli i tregon derën…

Napoli bëhet gati të shesë me çdo kusht Hysajn. Pas mberritjes së Di Lorencos nga Empoli, shqiptari duket se i ka orët e numëruara te të kaltërit e Napolit.

Në gjurmët e Elseid Hysajt, janë vënë Atletiko Madrid dhe Juventus. Madrilenët nuk afrojnë më shumë se 15 milione, ndërsa kalimi te Juventus duket më së shumti lidhur me Mauricio Sarrin timonier te bardhezinjtë.

Ndërkaq, Çelsi orët e fundit, ka ngritur versionin e mbajtjes te blutë me çdo kusht të Sarrit. Kthyer te Hysaj, De Laurentis presidenti i klubit, ka deklaruar se për të pasur shërbimet e shqiptarit, çdo klub do të duhet të derdhë 25-30 milione euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!