“Topi i Artë”, Ronaldo pretendon të 6-tin…

Kristiano Ronaldo tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të fituar “Topin e Artë”. “Kam fituar tri trofe, jam mirë, çfarë mund të bëj më shumë? Nëse e meritoj nuk e di, por do ta lë këtë për ju”,- është shprehur kapiteni i Portugalisë.

Sidoqoftë, bukmekërsat ende nuk e kanë atë në mendje. A e meriton “Topin e Artë” portugezi i Juventusit? Deri tani ka kaluar vetëm gjysma e vitit, ndërkohë që trofeu shpërblen lojtarin më të mirë të vitit 2019.

Pra ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar, por Kristiano mendon se arritjet e deritanishme të tij e mbështesin atë. Deri tani, kompanitë e basteve nuk e kanë vlerësuar shumë. Ai është larg nga favoriti, i cili në varësi të operatorit, ndryshon midis Leo Mesit të Barcelonës dhe Virxhil van Dajk të Liverpulit.

Triumfi i Portugalisë në Nations League e ka ngjitur CR7 në renditje. Sulmuesi i Juventusit ka kaluar Mohamed Salah dhe Sadio Mane në disa bukmekërs, që tani e vendosin në vendin e tretë në listë.

Por jo në “MARCA Apuestas”, ku Kristiano është ende në vendin e pestë, me një koeficient 23. Mjaft i volitshëm ky bast nëse marrim parasysh, se në shtëpitë e tjera, shpërblimi për investimin e Kristiano Ronaldos në euro është 15.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!