Ikën edhe mbrojtësi Xhekson nga Luftëtari…

Nuk është i pari në eksodin që ka përfshirë skuadrën e Luftëtarit. Mbrojtësi i majtë brazilian, Xhekson Ferreira është futbollisti më i fundit që ka lajmëruar largimin nga gjirokastritët. 28-vjeçari, i ardhur nga futbolli grek dhe që iu bashkua Luftëtarit në janar të vitit 2018, nëpërmjet një postimi në “Facebook” i jep lamtumirën gjirokastritëve.

“Sot kontrata ime përfundon. Dua atë falenderoj presidentin, bordin drejtues dhe të gjithë ata që punojnë për këtë klub, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë tifozët që më kanë pritur mirë në qytet. Jam i kenaqur që e ndihmova Luftëtarin të arrijë në Ligën e e Europës dhe në gjysmëfinalen e Kupës. Po e lë ekipin aty ku e meriton, në Kategorinë Superiore dhe i uroj të gjitha të mirat “luftëtarëve”. Faleminderit për gjithçka”, shkruhej në postimin e mbrojtësit të majtë brazilian.

Më herët nga skuadra e Luftëtarit janë larguar portieri Shkëlzen Ruçi, mbrojtësi Rustem Hoxha dhe mesfushori Albano Aleksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!