Shaland: Këta nuk dorëzohen kurrë, kurrë!…

Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Shaland, nuk ka mundur ta fshehë entuziazmin pas fitores me Bullgarinë. Pas ndeshjes, në stadiumin “Vasiljevski” të Sofjes, ai do të deklaronte për mikrofonin e Supersport Kosovës:

“Jam shumë i lumtur, sidomos për lojtarët. Nuk dorëzohen kurrë, kurrë! Vetëm punuan sot. U përpoqëm e u përpoqëm në çdo mënyrë për të fituar dhe ia dolëm. Treguan një shpirt luftarak të vërtetë”.

“Mentaliteti i skuadrës është i rëndësishëm, skuadra duhet të tregojë karakter edhe në momentet negative, ata u përgjigjën mirë kur ishim në disavantazh dhe kjo ka rëndësi për mua. E pamë se luajtëm futboll të mirë, provuam me çdo mënyrë. Kemi një skuadër mesatare shumë të re, vetëm 23 vjeç”.

Europiani? “Çdo gjë e madhe ka filluar me një ëndërr. Le të ëndërrojmë kjo është filozofia ime. Në momentin kur na shënuan golin e dytë, do isha i kënaqur dhe me një barazim, por me aq mundësi sa krijuam në fund të lojës, do të mërzitesha sikur të mos fitonim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!