“Tri luanët”, të tretët në Nations Laegue

Angli-Zvicër 0-0 (6-5 p). Për të përcaktuar fituesin nuk mjaftuan 120 minuta loje. Gjithçka u zgjidh nga pika e bardhë, ku Anglia fitoi 6-5!

Heroi i medaljeve të bronzit për Anglinë, ishte portieri i Evertonit, Xhordan Pikford. Ashtu si edhe një vit më parë, në ndeshjen ndaj Kolumbisë në botërorin Rusia 2018, ai ishte përcaktues i fateve të “tri luanëve” nga pika e penalltisë.

Edhe sot në ndeshjen ndaj Zvicrës, Pikford në serinë e 6-të të penalltive, priti gjuajtjen e Josip Drmiç, duke i dhënë fitoren 6-5 të përzgjedhurve të teknikut Southgejt, të cilët mund të ngushëllohen me vendin e tretë në Nations League.

Tre ditë nga humbja e gjysmëfinales ndaj Holandës, “Tri luanët” u kthyen sërish në “Estadio D Afonso Henriques” të Guimaresh, për të dueluar me Zvicrën për medaljet e bronzta. Pas 90 minutave të barabarta, edhe shtesat lanë në fuqi rezultatin 0-0. Për të përcaktuar fituesin u kalua në verdiktin e penalltive.

Këtu doli në plan të pare “heroizmi” i portierit Xhordan Pikford. Pasi më parë kishte shënuar vetë nga pika e bardhë, ai priti penalltinë e 6-të të ekzekutuar nga Drmiç dhe Anglia fitoi 6-5, duke merituar edhe medaljet e bronzit të Nations League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!