“Nations”, pret kurorën e parë…

Në Portugali, Portugali-Holandë, sfida për trofeun, luhet edhe Zvicer-Angli për…”nder“.

Në Porto për finalen e madhe të Nations League. Portugalia dhe Holanda,premtojnë spektakël sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 20 45. Shumë yje në fushë me misionin për të ngritur lart trofeun e parë të kupës së re, e siguruar një biletë për finalet e Euro 2020.

 Luzitanët kanë në dyshim Pepen. Rikthehet nga pezullimi Danilo Pereira. Në majë, Ronaldo i sigurtë, ndërsa në krah të tij, mund të mos jetë nga fillimi ylli i ri Feliks por Guedesh. Nga ana tjetër Holanda me dyshen gjigande në mbrojtje De Ligt dhe Van Dajk. Moduli i lojës së Ajaksit por në sulm tekniku Koeman, nuk jep një pikë të stabilizuar referimi. Treshja e ideuar mes alternimeve përgjatë lojës.

 Portugalia: (4-3-1-2): Rui Patrício; Semedo, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro; Rúben Neves, Danilo, Moutinho; Bernardo Silva; Cristiano Ronaldo, Guedes.

Holanda: (4-3-3): Cillessen; Dumfries, De Ligt, Van Dijk, Blind; De Roon, F. de Jong, Ëijnaldum; Babel, Depay, Van Bergëin.

Ndërkaq në 15 00 edhe ndeshja në Guimaresh (std. Afonso Henriques) për vëndin e 3 e të 4-ët. Do sfidohen Zvicera me Anglinë.

Shaqiri pas pykës Seferoviç në një sistem loje 4-4-1-1. Përballjet direkte favorizojnë anglezët me 17 fitore, kundrejt 3 të formacionit të Petkoviç. Në mes edhe 5 barazime.

Britanikët në sektorin përpara me Dele Ali, Lingard dhe Sterling përpara sulmuesit Kejn. 8 milon euro vendi i tretë, 7 i katërti.

Zvicra: (4-4-1-1): Sommer; Mbabu, Schar, Akanji, Rodriguez; Zakaria, Xhaka, Freuler, St. Zuber; Shaqiri; Seferovic. C.T. Petkovic.

Anglia: (4-2-3-1): Pickford; Ëalker, Stones, Maguire, Rose; Barkley, Dier; Lingard, Alli, Sterling; Kane. C.T. Southgate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!