Nations League, Portugalia favorite!

Ndeshja e fundit, më shumë se një vit më parë, përfundoi me një 3-0 për Holandën. Portugalia, megjithatë, ka fituar tri ndeshjet e fundit zyrtare kundër “portokallinjve”, një statistikë jo për t’u anashkaluar përpara finales së Nations League, të planifikuar për të luajtur sonte, në orën 20:45 në Oporto.

E megjithatë, pavarësisht avantazhit në përplasjet më të fundit kokë më kokë dhe faktorit fushë në favor të tyre, kampionët e Europës e fillojnë finalen vetëm me një avantazh të vogël mbi Koeman dhe ekipin e tij, të aftë për të eliminuar skuadra si Gjermania, Franca apo së fundmi edhe Anglinë.

Sipas kompanive më prestigjoze të basteve, fitorja e 90-të e Portugalisë kuotohet me koeficient 2.50, ajo e Holandës me 2.95, ndërsa barazimi shkon deri në 3.15.

Gjithsesi, gama për këtë finale është e gjërë, ku natyrisht favorite konsiderohet Portugalia në të gjitha treguesit. Interesant është basti me përmbysje: suksesi i rikthimit të Portugalisë e ka koeficientin 13, ndërsa për Holandën shkon deri në 15.00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!