Nadal, mbreti i tenisit

Spanjolli për të dytin vit radhazi mund Tim. “Roland Garros” i sotëm i thjeshtë…

Shumë diferencë në finale. Për të 12-ën herë spanjolli Rafael Nadal fiton turneun Grand Slam, “Roland Garros” (18-i slam). Pasi kaloi në gjysmëfinale me lehtësi Federer, numri 2 në botë mposhti në finale sot Dominik Tim. Austriaku numri 4 në botë, mbrriti si finalist, teksa në dy ditë, fitoi në mënyrë dramatike në gjysmëfinalen tjetër, Novak Xhokoviç.

 E sotmja u luajt nën kontrollin absolut të Nadal që humbi vetëm një set duke e mbyllur finalen e Francës në shifra 3-1 ( 6-3, 5–7, 6–1, 6–1).

 Interesant festimi i kampionit iberik, teksa në topin e fundit të humbur nga Tim, u shtri me kurriz përdhe, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve jo vetëm me triumfin magjik, por dhe me stilin e festës. Më pas, trofeu në qiell..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!