Fetel, “pole-position” në Montreal…

Më së fundi, pas fitores së cirkuitin e Bahreinit, piloti gjerman Sebastian Fetel i Ferrarit fiton edhe “pole-position” në Çmimin e Madh të Kanadasë, garë që do të nisë nesër në orën 20:10, në cirkuitin e Montrealit. Pas suksesit ai tha: “Në Kanada, duhet të jetë nisja jonë në Gp. Jam plot adrenaline, jam zbavitur”.

Pas dy provave të para seleksionuese, ku britaniku Ljuis Hamilton kishte arritur kohë më të mira, të provën e fundit piloti gjerman i Ferrarit, shënon xhiron më të shpejtë, duke fituar edhe “pole-position”.

Kësisoj, në garën e nesërme, i pari në vijën e startit do të jetë Sebastian Fetel i Ferrarit, i ndjekur nga Ljuis Hamiltoni i Mercedesit, që do të jetë i rrethuar nga ferraristi tjetër Çarls Leklerk, që do të niset nga vendi i tretë.

Më pas do të jenë Riçardo i Renault, Gasli i Red Bullit, që shënon një rezultat personal, për të mbyllur 6-shen me pilotin tjetër të Mercedesit, finlandezin Valteri Botas, që zhgënjeu në këto prova.

Në sesionin e dytë të provave, Kevin Magnusen i Haas, shkaktoi një aksident të frikshëm, duke u përplasur me murin rrethues të pistës. Por lajmet që vinë nga skuderia amerikane janë të mira. Magnusen me gjasa do të jetë i gatshëm për garën e nesërme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!