Shqipëria, niset drejt Islandës…

Kombëtarja e Shqipërisë në prag të takimit të së shtunës me Islandën, për Euro 2020, u nis sot nga Fraknfurti drejt Rejkavikut rreth orës 11:00.

Pas katër ditëve gjermane, Reja me të tijtë, marrin drejtimin drejt ishullit të largët, atje ku skuadra kuqezi, pritet të synojë pikët maksimale. Së paku kështu janë deklaruar gjatë javës në kampin e “shqiponjave”.

Ndërkaq, mësohet se udhëtimi ka nisur më një risi, teksa avioni ka qënë i limituar në vënde. Në çarter, kanë gjetur sedilje për t’u akomoduar vetëm 38 persona. Kapaciteti i limtuar, duket se ka lënë në tokë, disa nga ata që ishin “mprehur” të shoqëronin skuadrën në Islandë.

Madje ka patur dhe gazetarë të mediave të ndryshme, që ose do zgjedhin rrugë të tjera, ose do mbesin në atdhe. Gjithsesi, lëvizja e tillë, i shkon për shtat uljes së shpenzimëve të FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!