Kuqezinjtë e Bushit, gati për Turqinë…

Shqipëria U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Stamboll, ku do të luhet edhe ndeshja zyrtare eliminatore, e vlefshme për grupin 3 të Euro 2021.

Skuadra është e plotë, i gjithë grupi me 25 lojtarët e grumbulluar ka zhvilluar paraditen e sotme një analizë taktike dhe në urdhërat e trajnerit Bushi, kanë zbritur në fushën e stadiumit “Esenyurt Necmi Kadıoğlu” për të zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në orën 20:00.

Ndeshja do të zhvillohet nesër, në orën 19:30, në Stamboll. Sikurse dihet Shqipëria ndodhet në grup së bashku me Anglinë, Austrinë, Kosovën dhe Andorrën.

Pas ndeshjes me Turqinë, kuqezinjtë do të kthehen në Tiranë, për të zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Uellsin, më 9 dhe 11 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!