Kombëtarja kuqezi zbarkon në Islandë…

Shqipëria ka mbërritur sot në drekë në Rejkjavik, ku do të zhvillojë dy seanca stërvitore në prag të ndeshjes së 8 qershorit ndaj Islandës, që do të zhvillohet në orën 15:00 me orën shqiptare.

Sipas programit të paracaktuar, skuadra pas mbërritjes në Islandë, ka drekuar dhe pas një pushimi të shkurtër i është drejtuar fushës për të kryer stërvitjen. Për mbi 90 minuta, Edi Reja dhe stafi i tij, kanë aplikuar variante taktike, kanë zhvilluar lojë në grup dhe disa ushtrime rikuperuese në aspektin fizik.

Ditën e nesërme, në orën 14:30, trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp dhe në orën 15:00 do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, njofton FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!