Barcelona mesazh lojtarit: Nuk presim gjatë…
De Ligt në “telashe”. Sipas asaj që raporton Marca, futbollisti i Ajaksit duhet të kthejë përgjigje sa më parë, pasi Barcelona, nuk ka ndërmend ta presë gjatë. Më herët klubi blaugran, i kishte paraqitur ofertën futbollistit por deri sot, krerët e Barcelonës, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Në këtë situatë, të cilën e ndjek me vemëndje, mund të përfitojë Juventus. Italianët kampionë në Seria A, janë të gatshëm të futën në tratativa me lojtarin.