Angli amatore, Hollanda e turpëron në shtesë…

Në Guimaresh, Hollanda mposht Anglinë pas 120′ dhe prek finalën.
Hollandë–Angli  3-1 (De Ligt 73’, Promes 97’, 114’ / Rashford 32’ )

Në Guimaresh gjysmëfinalja tjetër në tokën luzitane mes Hollandës dhe Anglisë, u shoqërua nga faza interesane. Anglia insistuese arriti të kalojë përpara me një penallti të fituar dhe të shndërruar në gol nga Rashford në minutën e 32-të. Matijs De Ligt, ndërpreu në mënyrë të parregullt një vërshim të futbollistit të Mançester Junajtid dhe ndëshkoi portokallinjtë duke e parë vetën në 0-1.

 Hollanda, falë shpirtit luftarak në grup, arriti të balancojë rezultatin në të 73-ten minutë. Aksioni i golit erdhi pas zhvillimeve të një goditje këndi nga e djathta, teksa De Ligt shlyen fajin duke vjedhur kohën në qëndër të mbrojtjes angleze dhe barazuar rezultatin.

Anglia do të shënonte sërish, me anë të Lingard, në fund të takimit, realizon golin e dytë të “tre luanëve”, por këtë radhë në skenë ngjitet VAR që me autoritetin e ligjshëm, e anullon golin. Edhe djemtë e Kuman, protestuan pak para se të mbyllej koha e rregullt për një prekje të topit me dorë nga mbojtësit e Anglisë. Sërish VAR, thotë lojë të rregullt.

Në shtesë, në stadiumin “Dom Alfonso Henrikues”, ajo që prish “rregullat” është vetë Anglia e cila në të 97-tën,  gabon me Xhon Stons, teksa sulmuesit tulipanë pas dy tentativave, kalojnë Pikford (dyshohet për autogol të Uolkër). Por për të parë Anglinë e shthurrur duhet të vijë gafa e dytë e mbrëmjes, teksa sërish rezulton me gol në portën e tyre. Promes, ndeshkon në të 114-ten. Aq. Në finale të Nations League, të dielën në Porto, do të jenë Portugali-Hollandë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!