Mbrojtësi Pepe, mungesë e sigurtë në finale

Braziliani i natyralizuar, qëndërmbrojtësi Pepe i Porugalisë, nuk do të jetë në gjendje të luajë dhe të ndihmojë luzitanët në finalen e së dielës për trofeun e Nations League.

Sipas gazetës portugeze “A BOLA”, mbrojtësi 36-vjeçar që luan me Porton, ka pësuar një dëmtim në shpatull, arsye e mjaftueshme kjo për të mos qenë i gatshëm për ndeshjen e radhes për trajnerin e luzitanëve, Fernando Santos.

Në minutën e 63-të të ndeshjes ndaj Zvicrës, Pepe u zëvendësua nga Hoze Fonte për shkak të dëmtimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!