Cikalleshi: Panuçi iku, tani një kapitull të ri…

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili luan në futbollin turk, i ka munguar prej një periudhë të gjatë Kombëtares. Sa për zgjedhje të trajnerit Panuçi, aq edhe për problemet fizike që ka patur. Gjithsesi, i thirrur për ndeshjet ndaj Islandës më 8 qershor në Rejkjavik dhe Moldavisë më 11 qershor në “Elbasan Arena”, kavajasi shpreh besim për një fillim i ri me Rejan.

Rikthimi në Kombëtare: “Të jesh në Kombëtare është gjithmonë kënaqësi dhe të kontribuosh për kombin tënd është nder. Po punojmë me intensitet të lartë dhe shihet qartë që si stafi dhe ne lojtarët, jemi të një mendjeje. Uroj që këtë punë ta konkretizojmë me rezultat kundër Islandës”.

Dëmtimet dhe Panuçi: “Në dy grumbullimet e vitit të kaluar me Panuçin, kam qenë i pafat, pasi isha i dëmtuar. Ftesa më ka ardhur. Dihet si shkuan gjërat me Panuçin, duhet ta lëmë pas dhe të nisim një kapitull të ri”.

Sistemi me dy sulmues: “Duke iu referuar sistemit të ri të Rejas, sulmuesit kanë më shumë përparësi për të luajtur. Nga 4 sulmues, do të luajmë 2, pavarësisht se varet sesi shkojnë gjërat. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i harmonizuar dhe nuk kemi patur probleme, kushdo që ka luajtur ne e kemi mbështetur. Luan Sadiku, Balaj, Uzuni apo unë, mbështetja do të jetë maksimale. Harmonia dhe fryma pozitive e krijuar do të na ndihmojnë shumë në dy ndeshjet e radhës”.

Golat e munguar: “Kam shënuar dy gola me Kombëtaren dhe shumë shtylla, por nuk kam mbetur i pakënaqur. Duke qenë se do të luajmë me dy sulmues, shanset janë për të qenë afër portës. Goli nuk është qëllim në vetvete, me shumë kanë rëndësi rezultatet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!