U-21: Mersinaj dëmtohet, e zëvendëson Vila

Shqipëria U-21 është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjen zyrtare me Turqinë në transfertë dhe dy miqësoret me Uellsin.

21-vjeçarët e trajnerit Bushi janë grumbulluar dhe stërvitur në qytetin e Elbasanit për disa ditë, ndërsa tani ndodhen në kompleksin “Tropikal”, ku do të qëndrojnë deri në datë 5 qershor kur dhe do të nisen për në Stamboll.

Sot ka pasur ndryshime në listën e Bushit. Mbrojtësi Jon Mersinaj i Laçit, për shkak dëmtimi, është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i disponueshëm për këto ndeshje. Në vend të tij është grumbulluar Lorenco Vila nga nga skuadra e Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!