Kombëtarja në Frankfurt, flasin Balaj e Veseli

Kombëtarja e Shqipërisë, mbrriti dje në Frankfurt të Gjermanisë, ndërsa do të ushtrohet me përgatitjet për takimin me Islandën, më 8 qershor në Rejkavik ora 15:00. Sot në konferencë të shkurtër për shtyp, dolën dy futbollistët Bekim Balaj dhe Frederik Veseli.

Bekim Balaj tha ndër të tjera, se skuadra po kalon një moment të mirë dhe se grupi është i gatshëm të përshtatet me modulet e reja që mund të aplikohen në transfertën e Islandës.

Të them të drejtën e kemi pasur si modul 3-5-2 por nuk është i vetmi pasi po sheh opsione dhe lojtarë të ndryshëm. Duhet të jemi gati për çdo lloj skeme dhe duke dhënë më të mirën tonë çdo rezultat është i mundshëm.

Prej vitesh Kombëtarja ka luajtur me një sulmues. Është hedhur edhe opsioni me dy sulmues dhe është më mirë për cilindo që luan në sulm të ketë një partner. E rëndësishme është që secili që luan është e sigurt që do të japë më të mirën”

Ndërkohë, Frederik Veseli e vuri theksin te përgjegjësia e përballjes dhe shtoi se Islanda, pas asaj ngjitjeje të madhe, nuk është aq e frikshme.

Islanda dhe çdo skuadër kur arrin në kulm bie pak poshtë. Islanda nuk është si më parë dhe shpresoj që momentin që kemi pasur ne poshtë, të ngrihemi më lart dhe të marrim fitore. Jemi përqendruar në lojën tonë por nga sot do t’i studiojmë edhe ata.

Empoli në B ? “Kam edhe 2 vite kontratë, por nëse ka mundësi pozitive për mua dhe klubin do të ishte më mirë. Jam i sigurt se do të kisha mundësi të luaja në kampionat më të madh, por do të shohim se çfarë do ndodhë. Kam dy vite, por vendos klubi,”- deklaruan ndër të tjera futbollistët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!