Zaneti, bekon Konten në Madrid

Kapiteni legjendar i Interit, Havier Zaneti, i pyetur nga “Skay Sport”, fill pas drekimit me presidentin Zhang dhe trajnerin e sapoemëruar Antonio Konte, është shprehur se ky takim, i ka vlejtur për të njohur më mire teknikun në aspektin njerëzor.

Zv/presidenti zikaltër, ka thënë: “Ishte shumë e rëndësishme kjo përballje për të njohur Konten. Jam shumë i lumtur nga ky takim, tani nis sezoni i ri,”– tha shkurt ish-kapiteni i Interit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!