Mema kritika Tiranës, por Kupën do ta fitojë

Në konferencën e shpypit, në prag të finales së Kupës së Shqipërisë, ku Tirana do të ndeshet me Kukësin, të dielën në “Elbasan Arena”, trajneri Ardian Mema ka qenë i qeshur, i çliruar nga stresi i mbijetesës.

Por gjithsesi, kreu i stolit bardheblu, ka qenë kritik për ecurinë e skuadrës së tij, por duke mos e fshehur dëshirën për ta fituar Kupën e Shqipërisë, me kusht që ajo të mos shërbejë për të mbuluar mangësitë.

Psikologjia – “Ana psikologjike ka qenë ajo që i ka mposhtur futbollistët. Kjo është ajo që bën diferencën. Futbollisti duhet të jetë shumë i qetë kur interpreton çdo gjë, nuk bëhet fjalë vetëm për penalltitë. Kur ata janë në stres, ashtu siç kam qenë dhe unë ndodh diçka e tillë. Te Tirana ka mbizotëruar stresi dhe ana psikologjike gjatë gjithë kohës. Në të kundërt gjërat do të ishin shumë ndryshe. Tirana ka bërë shumë ndeshje të mira, të paktën shumica. Mund të bëjmë gjëra më të mira, por kjo i takon të ardhmes. Klubi dhe unë duhet të ulemi të bëjmë analiza të thella”.

Kukësi? “Një ndeshje e kemi fituar, një barazim dhe një humbje. Flas kur kam ardhur unë në stol. Do të bëjmë të pamundurën për të përgatitur ndeshjen dhe për të bërë më të mirën. E rëndësishme është që jemi të qetë që gjithçka ka përfunduar dhe e kemi hequr atë stresin. Ndeshjen e nesërme do të jemi të çliruar. Ekipin do ta përgatis edhe individualisht edhe si repart. Nëse do të luajmë bllok dhe do të kemi mentalitet fituesi, çdo ekip mund të kalohet në Shqipëri.”

Sezoni? Është ndeshje e fundit dhe i vendos kapakun të gjithave. Për mua sezoni nuk është i suksesshëm, pasi Tirana ka diskutuar mbijetesën deri në javën e fundit. Nëse fitohet kupa, ndoshta kjo nuk është gjë e mirë që ta them, por do të harrohen disa gjëra. Tirana nuk mund të jetë një ekip që përpërlitet, por ekip elite. Këtë gjë kam parim në kokë. Futbollistët se kush qëndron e kush largohet është diçka që do të diskutohet me klubin.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!