Elmas te Inter, java e firmës…


Shqiptari nga Maqedonia e Veriut hedh hapin e madh.

Nga Rabotniçki te Fenerbaçe në kampionatin turk. Kjo është historia e shqiptarit nga Shkupi, Eljif Elmas, ndërsa në shtator të 2017-tës, talenti i ri kaloi në kryeqytetin turk te “fenerët”.

Në fakt, turqit e bënë të vetin Elmas pas aprovimit të FIFA-s (19 shtator 2017), pasi futbollisti shkupian duhej të mbushte 18 vjeç që të legjitimohej.

Ndërkohë Elmas, pas aventurës në Stamboll, duket se ka hedhur hapin e madh në karrierë. Sipas turkes “Boxer”, ylli 19-vjeçar, ka mbyllur gjithçka me Interin e Milanos për 11 milione euro.

Mesfushori nga Maqedonia e Veriut, ditët e ardhshme pritet të kryej vizitat mjeksore dhe të hedhë firmën mbi kontratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!