Befasuese, Gega ikën nga Partizani!…

Skënder Gega, ai që i dha titullin e 16-të kampion pas 26 vitesh, nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Palët kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre, raporton “Supersport”.

Trajneri 55-vjeçar erdhi në drejtim e “të kuqve” të kryeqytetit në verën e vitit 2018 dhe që në vitin e parë, arriti të rikthejë në shtëpinë e Partizanit titullin kampion, pas plot 26 vitesh mungesë.

Në 36 javët e kampionatit të 80-të që sapo ka përfunduar, Partizanin nën drejtimin e Gegës, grumbulloi 70 pikë, duke arritur plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje. Gjithsesi, në vijim priten lajme të reja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!