Aksidenti në Utrera, humb jetën Rejes…

Bota e futbollit në zi. Sipas asaj që raportohet nga Spanja, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike sulmuesi 35-vjeçar Antonio Rejes.

Ish-futbollisti i Spanjës, luajti për “furitë e kuqe” 21 takime (4 gola), teksa më heret ka qënë pjesë e U16, U19, U21 të iberikëve. Në nivel klubesh, Rejes është aktivizuar me skuadra si Real Madrid, Espanjol, Arsenal e Sevilja.

Aktualisht ishte pjesë e Ekstramadurës në Secunda Divizion, ndërsa në Utrera, qytetin e tij të lindjes, mbeti pa jetë gjatë një aksidenti automobilistik. Rasti në fjalë është publikuar nga klubi i Seviljes në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!