Liverpuli, “mbret” në Europë…


Totenhem-Liverpul 0-2( Salah 2′, Origi 88′) Liverpuli, kampion i Europës, për edicionin 2018-2019.

Skuadra e Jurgen Klop, ndryshe nga sa pritej, fitoi trofeun në “Wanda Metropolitano” të Madridit ndaj Totenhemit me dy gola në skaje të kufirit kohor,duke mos shkëlqyer. Fillimisht Salah në të 2-tën ndërsa në të 88-tën, Origi vulosi suksesin e 6-të në Champions League për “Reds”-at.

Kthyer te ndeshja, Totenhemi u godit shpejt me një gol të ardhur nga akordimi i një penalltie të dyshimtë, ndërsa kishin kaluar pak sekonda lojë. Liverpuli, kryesimin e një finaljeje të madhe, e shoqëroi me sjelljen në fushë “si të një ekipi italian”, teksa në çdo lëvizje, ndiqet nga dinamika e kundërshtarit dhe gjëndjes së forcave në terren.

Londinezët erdhen duke e rritur lojën e tyre, por këtë radhë, Poçetino duket se nuk i kishte llogaritur mirë lëvizjet në fushë. Gjithsesi, në 15 minutat e fundit, Totenhem shtoi ritmin dhe pati disa mundësi për të barazuar.

Përballë Alison, portierit më të mirë për momentin në botë, e patën shumë të vështirë të depërtonin. Në fund, strategu gjerman, fiton bastin me Origin, që qetëson gjithçka dhe i jep udhë festës dhe trofeut drejt Liverpulit.

 Ndërkaq, edhe tifozët këtë mbrëmjë kanë rezultuar disi më të qetë. Ankthi për ta përvetësuar me çdo kusht “vëshëgjatin”, ka stepur për shumë minuta tribunat, ndërkohë që në fund, kënga e famshme: “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”, e kënduar si gjithnjë nga “Reds”-at në shkallë, ka rritur adrenalinen e festës legjitime. Pas gjashtë dështimesh në finale të ndryshme, Jurgen Klop mbrrin trofeun e parë, ndërkohë që Liverpuli i tij,dërgon në shtëpi të gjashtin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!