Kombëtarja, në Shtëpinë e Foshnjes…

Ekipi kombëtar ka vizituar ditën e sotme Shtëpinë e Foshnjes në Durrës. Trajneri Reja, së bashku me ndihmësit Bulku, Salihi, Porrini dhe lojtarët Berisha, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Cikalleshi dhe Roshi, shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët.

Me kontributet e të gjithë lojtarëve ishin blerë disa pajisje elektroshtëpiake, që ndihmojnë sadopak në përmirësimin e kushteve për fëmijët e kësaj shtëpie.

Në një atmosfere festive, lojtarët dhe stafi teknik iu bashkuan fëmijëve, të cilët kishin përgatitur një festë për 1 Qershorin. Ishte shumë emocionuese dashuria e vogëlushëve kur u takuan me mysafirët e kësaj qëndre.

Federata Shqiptare e Futbollit mbështet dhe inkurajon organizime të tilla, e sidomos nga komuniteti që përfaqëson futbolli, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!