Hysaj: Koha ime te Napoli ka përfunduar…

Elseid Hysaj është gati të largohet nga Napoli. “Divorci” i pashmangshëm, pas afrimit të mbrojtësit të djathtë të Empolit, Xhovani di Lorencos. Për të thënë këtë, mbrojtësi i “bluve”, ka preferuar një intervistë në Supersport, gjatë grumbullimit të tij në Kombëtaren kuqezi:

“Anceloti është një trajner i shkëlqyer, një nga ata që mbeten në zemër. Por nuk mund të pres, nëse më vjen oferta e duhur. Jam gati për një aventurë të re, kam nevojë të ndryshoj, nuk më pëlqen të rri përherë në një skuadër, në të njejtin ambient. Dua të kem përvoja të reja, të mësoj për një vend të ri dhe njerëz të rinj. Shpresoj të gjej një ekip, që do të më japë atë që kam nevojë, që do të më lejojë të fitoj. Koha ime te Napoli ka përfunduar,” – ka deklaruar mbrojtësi shkodran.

Në vitin 2015, për koincidencë, edhe Hysaj kaloi nga Empoli te Napoli. Ardhja e trajnerit Karlo Ançeloti i ndryshoi pozitat e shkodranit në skuadër. Gjatë sezonin që përfundoi, ai u aktivizua vetëm në 27 ndeshje, duke mos qenë zgjedhje e preferuar.

Elsaid Hysaj është përfolur si një nga lojtarët e preferuar të Mauricio Sarrit. Ai e tërhoqi edhe nga Empoli te Napoli. Ndaj edhe spekullimet, për një kalim të mundshëm të Hysajt drejt Juventusit, lidhet me faktin e diskutueshëm të rikthimit të Sarrit në krye të “bardhezinjve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!