Valverde mbetet, te Barça nis revolucioni…

Presidenti Bartomeu befason me vendimin e tij. Të paktën 9 lojttarë gati të largohen, për shkak të skadimit të kontratës ose zgjedhjeve teknike

Pas humbjes së finales së Kupës së Mbretit, shumëkush mendoi se kupa u mbush për Ernesto Valverden. Ditët për të ishin të numëruara në krye të stolit katalanas. E ndërsa pritej që nga goja e presidentit Bartomeu të dëgjohej emri i trajnerit të ri të Barcelonës, numri një i klubit katalanas, befason me vendimin e tij.

I vetëm kundër të gjithëve, ai vendos që trajneri Valderde të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm. E reja do të jetë revolucioni që do të nisë te Barcelona.

Revolucioni brenda ekipit, atëherë. Të paktën 9 janë lojtarët e destinuar të largohen. Dy të parët janë Kevin Princ Boateng dhe Xheison Murillo, të cilët ishin të huazuar dhe në një gjysmë sezoni nuk shërbyen për Valverden. Vermalen dhe Dagllas Pereirës u skadojnë kontratat dhe nuk do të thirren për një rinovim të mundshëm.

Barcelona pret që Everton të vendosë ta blejë portugezin Andre Gomesh, i cili ishte huazuar me të drejtën për ta blerë nga klubi i dytë në Liverpool. Ish-interisti Rafinja dhe mesfushori Denis Suarez, janë kthyer nga lëndime serioze dhe të dyve do të skadojnë në vitin 2020. Barça pret që dikush t’i huazojë përsëri, ose të shpenzojë disa euro për t’i blerë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Pastaj, klubi katalan, ka lojtarë nga të cilët mund të fitojë disa para. Portieri Çilesen është shumë i dashur për Benfikën, që ofron 12 milionë kundër kërkesës prej 25 të “blaugranëve”. Mbrojtësi qendror, francezi Umtiti ka një klauzolë të çmendur prej 500 milionësh, por në Premier Ligë ka disa klube që duan të shpenzojnë rreth 40, në mënyrë që ta marrin atë.

Braziliani Malkom, lojtari misterioz i sezonit, u pagua 40 milionë dhe tani po shitet për të njëjtën sasi. Sigurisht ka më pak treg për të se një vit më parë, kur ishte i afërt me Interin dhe Romën. I panjohuri i madh është Kutinjo, i cili kurrë nuk e justifikoi investimin e madh të bërë për të: nuk është i paprekshëm, por vlerësohet të paktën 120 milionë.

Por nga Barcelona jo vetëm dalin, ka prej tyre edhe që hynë. I sigurtë është mesfushori De Jong, ndërsa me mbrojtësin qendror De Ligt, një tjetër xhevahir i Ajaksit, është ende bisedimet janë të hapura. Operacioni dukej të kishte përfunduar, por kjo nuk është arritur ende.

Mbrojtësi senegalez Moussa Wague do të promovohet nga Barcelona B. Një sulmues është i nevojshëm, sepse nuk është as 100% i sigurt se Suarez mund të mbetet. Kishte një frenim të lehtë ndaj Griezman, por tani zgjedhja e një numri 9 bëhet hapi më i rëndësishëm për të ndërtuar të ardhmen e Barcelonës. Revolucioni ka nisur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!