Ramos: Dua ta mbyll në Madrid…

Nuk dua të lë Real Madridin. Dua ta mbyll këtu karrierën. Do të luaja dhe falas dhe ditën që do lë futbollin, dua të dal nga dera e madhe”.

Serxhio Ramos, mbrojtësi i galaktikëve, ndër më të aftët në botë, me këtë përgjigje në konferencën e fundit për shtyp, duket se ju ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve, që e patën vënë në epiqënder të vëmendjes mbrojtësin iberik duke e larguar nga Reali.

Në “Valdebebas”, kapiteni i Realit tha më pas, se kurrë nuk ka patur problem për financat vetjake, por thjesht, çështje besimi dhe dashurie.

Oferta nga Kina është në tavolinë dhe do e konsideroja, nëse njëra nga pikat lart, do ishte në diskutim. Në asnjë moment, nuk kam kërkuar të shkoj në Kinë, kam kërkuar të jem i lirë.” Ai mbyll: “Nuk është strategji, nuk dua rinovim, jam i kënaqur me ato që kam”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!