Lenjani: Të gëzojmë Shqiptarët…


Ermir Lenjani, doli sot në një konferencë për shtyp duke zbardhur shumë nga enigmat personale dhe të asaj që pret Shqipërinë në dy takimet për Euro 2020.

Pas një pauze, Lenjani kthehet në Kombëtare. Futbollisti i linjes, flet për gjithçka, por kur pyetet për raportet e fundit me Panuçin, kërkon të devijojë.

Panuçi?

S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. S’e kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thosha në atë moment”.

Biseda me Edi Rejan:

“Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij”.

Pozicioni ideal në fushë: “Secili trajner ka mendimin e vetë. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë mbrojtëse. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë”.

Ndeshja me Islandën: “Unë mendoj ndeshja me Islandës do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë. Unë mendoj që momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip janë shumë të fortë. I kanë 2-3 lojtarë që luajnë në liga të forta. Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskën, por mendoj që nuk është problem i madh për ne”.

Synimet?: “E rëndësishme është të gëzojmë të gjithë shqiptarët nëpër botë. Të japim maksimumin dhe e rëndësishme është që gjërat të shkojnë mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!