Principata, dy “goditje” në një ditë…

Presidenti i Monakos, Oleg Petrov, ka konfirmuar 44-vjeçarin Leonardo Jardim, si trajner i skuadrës së principatës edhe për sezonin e ardhshëm.

Një gjë e tillë mbyll edhe spekullimet për mundësinë e kalimit të portugezit në radhët e kuqezinjve të Milanit, pas largimit të Rino Gatuzos.

Përveç trajnerit Leonardo Jardim, në radhët e Monakos do të mbesë edhe sulmuesi i djathtë, Gelson Martins, i cili gjatë këtyre 6 muajve të qëndrimit në Montekarlo ka bindur.

Gjithashtu, presidenti Oleg Petrov ka deklaruar, se është arritur marrëveshja dhe për 30 milionë euro që do t’i jepen Atletikos së Madridit, sulmuesi portugez do të bëhet përfundimisht lojtar i Monakos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!