Konte, me një “skuadër” nga pas tek Interi…

Mësohet stafi i ri teknik për “bluzinjve” të Milanos. Antonia Konte tashmë e ka përcaktuar stafin e tij para se të nisë punën tek Interi.
Zëvendësi i parë do të jetë vëllai i tij, Xhianluca (që vitet e fundit ka analizuar kundërshtarët e tij për të), Paolo Vanoli dhe Kristian Stelini do të jenë asistentë.
Kostantino Korati dhe Julio Tous do të jenë trajnerët atletikë, Tiberio Ankora dietolog, Adriano Bonaiuti trajner i portierëve, ndërsa Gabriele Orali do të kryejë detyrat e menaxherit të klubit.
Kuptohet, kryetrajneri i këtij stafi prej 8 ndihmësish, do të jetë Antonio Konte, shkruan sot “La Gazzetta dello Sport”.